KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prania e gazit në Hidrovorin e Akërnisë – specialistët në terren: Nuk ka pasur leje për shpime nga AKBN

Prania e gazit në Hidrovorin e Akërnisë – specialistët në terren: Nuk ka pasur leje për shpime nga AKBN

Pas publikimit në media një ditë më parë për praninë e gazit në zonën e Hidrovorit në Akërni, specialistë të Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë mbërritur në terren për të verifikuar nga afër situatën dhe për të përcaktuar burimin e saktë të çlirimit të gazit, raporton A2CNN.

Prania e gazit u konstatua në një zonë pranë pyllit të Hidrovorit, rreth një kilometër larg Aeroporti i Vlorës, ku më herët është vendosur edhe një tabelë paralajmëruese për të shmangur kalimin e qytetarëve në zonë, për shkak të rrezikut të mundshëm.

Sipas informacioneve paraprake, vetë AKBN nuk ka dhënë asnjë leje për shpime apo ndërhyrje në këtë territor. Burime pranë institucioneve bëjnë me dije se një nga pistat që po verifikohet lidhet me karakteristikat kënetore të zonës së Akërnisë, ku ndër vite mund të ketë pasur çlirim natyral gazi.

Specialistët kanë kryer inspektime në terren dhe kanë marrë të dhëna paraprake, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të nevojiten analiza të mëtejshme teknike për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një fenomen natyror apo për pasojë të ndërhyrjeve në zonë.

Ndërkohë, autoritetet kanë ngritur një grup pune që do të mbajë në monitorim të vazhdueshëm situatën edhe gjatë ditëve në vijim. Qëllimi është shmangia e çdo rreziku të mundshëm për banorët, mjedisin dhe zonat përreth, deri në daljen e një përfundimi zyrtar mbi praninë e gazit. (A2 Televizion)

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.