Dy të mitur janë përfshirë në një kanosje gjatë ditës së djeshme në Klinë.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:10, në Klinë, raporton Zeri.info.
“Deri të ngjarja kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes tyre. Gjatë hetimit, trajtimit dhe intervistimit të personave të përfshirë në rast është pranuar informatë për një rast tjetër ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Po ashtu bëhet e ditur se pas informatës zyrtarët policorë përgjegjës menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
“Policia ka identifikuar personin e dyshuar, ku i njëjti është arrestuar dhe tek ai është gjetur dhe sekuestruar, një armë ‘AK-47’, një karikator i së njëjtës armë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri

