Pas gati tri dekadash, magjia e familjes Owens rikthehet në ekranin e madh të CineStar me 9 Shtator mehttps Practical Magic 2 , një vazhdim i shumëpritur që sjell sërish në qendër të historisë motrat Sally dhe Gillian Owens, të interpretuara nga Sandra Bullock dhe Nicole Kidman.
Në këtë kapitull të ri, motrat përballen edhe një herë me sekretet e familjes, dashurinë, mallkimet dhe një magji që duket se nuk ka ndërmend t’i lërë të qeta. Me një histori që ndërthur fantazinë, humorin, emocionin dhe fuqinë e lidhjeve familjare, filmi rikthen atmosferën e veçantë që e bëri “Practical Magic” një klasik të dashur ndër vite.
Përkrah Sandra Bullock dhe Nicole Kidman, në kastin e filmit janë edhe Joey King, Lee Pace, Maisie Williams, Xolo Maridueña, Solly McLeod, Dianne Wiest dhe Stockard Channing, ndërsa regjinë e filmit e mban Susanne Bier.
Për ta bërë rikthimin e kësaj historie edhe më të veçantë, CineStar ju fton më 9 Shtator në një edicion special të CineLady ku “Practical Magic 2” do të shfaqet në parapremierë.
Një mbrëmje për t’u veshur bukur, për të marrë shoqen tuaj më të mirë dhe ta shijoni magjinë e filmit.
Para filmit, ju pret pije e mirëseardhjes, ndërsa vizitorëtmë me fat do të largohen me dhurata të përzgjedhura nga partnerët e mbrëmjes: Art në Qiri, Brows with Qessy, L’Occitane, Dredhez Handmade, Kaia dhe Serena Center.
Disa filma duhen përjetuar me njerëzit e duhur, me pak magji, shumë të qeshura dhe një natë që meriton të mbahet mend.
Më 9 shtator, sillni shoqet. Ju pret një mbrëmje magjike.
Më shumë informacione dhe biletat i gjeni në cinestarcinemas-ks.eu përmes aplikacionit CineStar Kosova, dhe në arkat e kinemasë.