Inxhinierët e Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT) kanë zhvilluar një robot jashtëzakonisht të vogël, me trashësi sa një fletë letre, i cili lëviz në ujë falë qelizave të gjalla muskulore, shkruan focus.it.
Sipas studiuesve, qelizat muskulore reagojnë ndaj impulseve të dritës, duke i mundësuar robotit të notojë dhe të ndryshojë drejtim.
Kjo teknologji ndërthur biologjinë me robotikën dhe mund të hapë rrugën për krijimin e pajisjeve mikroskopike që në të ardhmen mund të përdoren në kërkimin shkencor dhe mjekësi.
Një nga aspektet më interesante të këtij zhvillimi është se lëvizja nuk realizohet vetëm nga motorë apo mekanizma elektronikë, por nga vetë qelizat e gjalla./atsh
Burimi: zeri.info ↗

