KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Postoi video me armë zjarri në rrjete sociale, policia arreston 21-vjeçarin në Ferizaj

Postoi video me armë zjarri në rrjete sociale, policia arreston 21-vjeçarin në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 21-vjeçar në Ferizaj, pasi dyshohet se kishte publikuar në rrjetet sociale një video në të cilën shfaqej me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, më 21 shtator 2026, njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Ferizaj ka pranuar informatë lidhur me rastin.

Pas veprimeve hetimore në terren, policia ka identifikuar të dyshuarin me inicialet SH.M., 21 vjeç, ndërsa gjatë veprimeve policore është konfiskuar një armë pistoletë me gaz.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Pas intervistimit nga policia, i dyshuari është liruar dhe rasti do të hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.