Gjatë punimeve të Kuvendit të X-të Zgjedhor të AAK-së, pas përmbylljes së pjesës solemne, delegatët votuan për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, Ardian Gjini, ku nga 461 delegatë, 453 votuan për, 2 kundër, 1 abstenoi dhe 5 vota ishin të pavlefshme.
Në vijim, delegatët e Kuvendit aprovuan ndryshimet statutare, përfshirë ndryshimin e emrit të partisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në “Aleanca”, zgjedhjen e Kryetarit të Nderit, Ramush Haradinajn, si dhe Këshillin e Nderit.
Po ashtu, u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm, me përbërje prej 106 anëtarësh. Përbërjes së Këshillit të Përgjithshëm do t’i shtohet edhe Kryesia e re pas konstituimit, si dhe 3 përfaqësues nga diaspora që kanë marrë më së shumti vota në Kuvend.
