KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sveçla jep lajmin: Arrestohen grabitësit e argjendarisë në Gjakovë

Sveçla jep lajmin: Arrestohen grabitësit e argjendarisë në Gjakovë

Xhelal Sveçla ka njoftuar se në afat rekord janë arrestuar autorët e grabitjes së armatosur që ndodhi dje në Gjakovë.

“Falë punës intensive hetimore dhe veprimit efikas të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, AKI-së dhe Prokurorisë, mbrëmë janë identifikuar, ndërsa sot janë arrestuar dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur të kryer dje në mesditë në Gjakovë, gjatë së cilës u plagos një qytetar dhe u rrezikua siguria e të tjerëve. Të njejtëve u janë sekuestruar edhe armët e krimit dhe sasi e konsiderueshme e parave.
Ky rezultat dëshmon profesionalizmin dhe përkushtimin e Policisë së Kosovës, por njëkohësisht përcjell një mesazh të prerë për këdo që zgjedh rrugën e kriminalitetit. Askush që kryen vepra kriminale nuk mund t’i shmanget drejtësisë. Çdo kryes do të identifikohet dhe do të japë përgjegjësi para organeve të drejtësisë.
Nuk do të lejojmë që individë të tillë të cenojnë sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve tanë. Sundimi i ligjit dhe mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve mbeten të panegociueshme” shkruan Sveçla në njoftim./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.