KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Portugalia mori epërsinë, por në fund të pjesës së parë Kongo shënoi

Portugalia mori epërsinë, por në fund të pjesës së parë Kongo shënoi

Portugalia dhe Republika Demokratike e Kongos kanë shkuar në pushim me rezultatin 1-1 në ndeshjen e tyre të Kupës së Botës 2026, pas pjesës së parë.

Luzitanët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën e 6-të.

Pedro Neto dërgoi një pasim të bukur në zonë, ndërsa Joao Neves u shkëput nga mbrojtja kundërshtare dhe realizoi me kokë për 1-0.

Megjithatë, skuadra afrikane tregoi se nuk kishte ardhur për t’u dorëzuar. Në minutën e 11-të, Yoane Wissa ishte shumë pranë barazimit, por goditja e tij kaloi fare pranë shtyllës së majtë.

Ndeshja vazhdoi me intensitet të lartë, ndërsa gjyqtari Abdulrahman Al Jassim u detyrua të ndëshkonte me karton të verdhë Bernardo Silvën në minutën e 13-të dhe më pas Chancel Mbembën në minutën e 32-të.

Kur dukej se Portugalia do ta mbyllte pjesën e parë në avantazh, erdhi goditja e RD të Kongos në kohën shtesë.

Në minutën e 45+5, Arthur Masuaku harkoi saktë në zonë, ndërsa Yoane Wissa u gjend në vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë nga afërsia dhe për të barazuar rezultatin në 1-1.

Portugalia dominoi pjesërisht lojën pas golit të hershëm, por afrikanët reaguan mirë dhe u shpërblyen në fundin e pjesës së parë, duke lënë gjithçka të hapur për 45 minutat e mbetura. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.