KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia shqipton 65 gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike në Prishtinë

Policia shqipton 65 gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike në Prishtinë

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka shqiptuar 65 gjoba gjatë javës së kaluar për raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, nga këto gjoba, 55 u janë shqiptuar personave fizikë, ndërsa 10 personave juridikë.

Në kuadër të masave parandaluese, më 7 dhe 8 gusht, Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, ka zhvilluar një aksion të përbashkët në terren.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, ka ndërmarrë një aksion të përbashkët në funksion të parandalimit të rasteve të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, me ç’rast janë ndërmarrë masat përkatëse ndaj shkelësve”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet dhe aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të parandalimit të dukurive që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit mbetet e përkushtuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.