KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia sekuestron armë dhe rreth 300 gramë marihuanë në Pejë, një person ndalohet për 48 orë

Policia sekuestron armë dhe rreth 300 gramë marihuanë në Pejë, një person ndalohet për 48 orë

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri dhe rreth 300 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, gjatë një kontrolli në një vendbanim në fshatin Dubovë e Madhe të Pejës.

Sipas njoftimit të Policisë, kontrolli është realizuar më 8 nëntor, rreth orës 13:05, në kuadër të një pune hetimore-operative, nga zyrtarët e Stacionit Policor në Pejë, me mbështetjen e njësitit të NJRSH-së.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të modifikuar, një karikator, tre fishekë, rreth 300 gramë marihuanë, një peshore dhe disa qese që dyshohet se përdoreshin për paketimin e substancës narkotike.

Lidhur me rastin, është arrestuar një person i dyshuar, i cili pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.