KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia ndalon një veturë në Ferizaj dhe sekuestron pistoletë me 10 fishekë

Policia ndalon një veturë në Ferizaj dhe sekuestron pistoletë me 10 fishekë

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pistoletë me karikator dhe 10 fishekë, pasi ka ndaluar një veturë të tipit BMW në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Policisë, vetura me targa vendore është ndaluar më 7 nëntor, rreth orës 21:40, pasi dyshohej se kishte shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit të shoferit, A.J., 40 vjeç, policia ka gjetur një armë zjarri, për të cilën ai kishte leje për posedim.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku njësiti i hetimeve ka kryer procedurat përkatëse dhe ka sekuestruar pistoletën me karikator dhe 10 fishekë.

Me autorizimin e prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas procedurave policore, i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.