KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia nuk mori përsipër tubimin e opozitës, Berisha: Akt provokimi, ne nuk kemi banditë

Policia nuk mori përsipër tubimin e opozitës, Berisha: Akt provokimi, ne nuk kemi banditë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi njoftimin e policisë se nuk merr përsipër zhvillimin e tubimit të opozitës, nisur nga informacionet se në këtë protestë mund të ketë akte dhune.

Në një konferencë për mediat, Berisha e cilësoi këtë deklaratë një provokim të rëndë, pasi sipas protestat e opozitës kanë qenë janë paqësore.

“Narkopolicia të kryejë detyrat, se zyrtarët po ja mbathin si minjtë, çfarë mendoni se është arratisur vetëm Agaçi, janë arratisur dhjetëra të tjerë. I bëj thirrje organit të akuzës të bllokojë të gjitha pasaportat e zyrtarëve që kanë dosje se largimi kudo që të shkojnë do t’i gjejnë, por është një akt shumë i turpshëm. Protesta është paqësore, ne organizojmë vetëm protesta paqësore, e kemi platformë këtë, se po të ishte ndryshe nuk thoshim do bëjmë protestë paqësore. Opozita nuk ka banditë si Proda dhe Sokol Bizhga, trafikantë, ndaj dhe ky është një akt provokacioni i rëndë që nuk ka asnjë impresion”, tha Berisha, raporton euronews.al

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.