KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Gjakovë parandalon gara ilegale të shpejtësisë, dy shoferë ndëshkohen me nga 500 euro gjobë

Policia në Gjakovë parandalon gara ilegale të shpejtësisë, dy shoferë ndëshkohen me nga 500 euro gjobë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor e Policisë së Kosovës në Gjakovë ka ndërmarrë masa për parandalimin e garave ilegale të shpejtësisë me automjete, si pjesë e aktiviteteve për rritjen e sigurisë në komunikacion.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë veprimeve të ndërmarra në terren është arritur të parandalohen gara të shpejtësisë në rrugët e Gjakovës.

Ndaj dy drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar masa ndëshkuese në përputhje me Ligjin për Trafikun Rrugor, të cilat përfshijnë gjobë në vlerë prej 500 euro, pesë pikë negative dhe masë mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit për një periudhë 12-mujore.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor e Policisë në Gjakovë, në kuadër të planifikimeve të vazhdueshme për ngritjen e sigurisë në komunikacion, ka arritur të parandalojë garat e shpejtësisë me automjete në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme gjatë drejtimit të automjeteve.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë me kontrolle dhe masa të shtuara me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.