KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Gjakovë kërkon ndihmë për identifikimin e gruas që dyshohet për vjedhje

Policia në Gjakovë kërkon ndihmë për identifikimin e gruas që dyshohet për vjedhje

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të identifikuar një grua të dyshuar për vjedhje.

Në një njoftim për media, forcat e rendit kanë thënë se sipas dyshimeve të bazuara personi i dyshuar më 2 janar 2026 në Rahovec, dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, sipas policisë, identiteti i saj ende nuk është zbuluar.

“Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim, duke garantuar se informacionet e pranuara do të mbesin konfidenciale. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.