Një person është arrestuar në Leposaviq, nën dyshimin se në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerrë dokumente zyrtare të Republikës së Kosovës që ndërlidhen me regjistrimin civil.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:55, ndërsa gjatë kontrollit në kioskën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme, të cilat dyshohet se mund të shërbejnë si prova materiale, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin, policia ka intervistuar dy dëshmitarë, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prani të organeve kompetente. Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.
Burimi: klankosova.tv ↗

