KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia ndalon veturën në Prishtinë, i gjen armë dhe 17 fishekë – një person përfundon në stacion policor

Policia ndalon veturën në Prishtinë, i gjen armë dhe 17 fishekë – një person përfundon në stacion policor

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 17 fishekë.

Rasti ka ndodhur më 16 nëntor 2026, rreth orës 20:35, kur njësiti policor, gjatë një pike kontrolli, ka ndaluar një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte një mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të veturës, zyrtarët policorë kanë zbuluar armën dhe municionin, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet:

“Njësiti policor gjatë një pike kontrolli ka ndaluar një veturë me targa vendore me vozitës mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë dhe 17 fishekë.”

Tutje, në raport bëhet e ditur:

“Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet përkatëse, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.