KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

32 vjet nga dita kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori emrin UÇK

32 vjet nga dita kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori emrin UÇK

Më 17 nëntor 1994, para 32 vitesh, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), pas analizimit të situatës dhe kërkesave nga terreni, mori vendim që njësitë e armatosura të udhëhequra nga kjo lëvizje të emërtoheshin Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Po atë ditë, u vendos edhe emërtimi i strukturës më të lartë komanduese të saj, Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe fillimi i publikimit të komunikatave për opinionin.

Komunikata e hartuar më 17 nëntor 1994 mori numrin 11. Sipas Emrush Xhemajlit, ish-sekretar i përgjithshëm i LPK-së në periudhën 1987–1998, kjo shifër përfaqësonte numrin e veprimeve ushtarake të ndërmarra deri atëherë nga njësitë e armatosura të organizuara nga LPK-ja.

Xhemajli i ka rikujtuar këto zhvillime përmes një postimi në Facebook.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.