U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, këtë të martë zhvilloi një takim zyrtar me atasheun për zbatimin e ligjit të FBI-së, Brendan Collins.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ky takim ishte me rëndësi të veçantë, gjatë të cilit pjesëmarrësit u informuan fillimisht për situatën e sigurisë në Kosovë, punën dhe përpjekjet e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, bashkëpunimin dypalësh dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta të lidhura me sigurinë, raporton IndeksOnline.
“U. D. Drejtori i Përgjithshëm deklaroi se bashkëpunimi në mes të PK-së dhe FBI-së ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftim.

