KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia e Kosovës hap për herë të tretë konkursin për 450 rreshterë

Policia e Kosovës hap për herë të tretë konkursin për 450 rreshterë

Për herë të tretë, policia e Kosovës ka hapur konkursin për gradën e rreshterit. Policia synon që të bëhet edhe me 450 rreshter.

450 pozita të reja për gradën rreshter janë hapur së fundmi në Policinë e Kosovës.

Kjo për herë të tretë, pasi dy konkurse paraprake ishin anuluar, pasi u gjetën shkelje në proces.

Për këtë, pati dhënë rekomandime edhe Gjykata Supreme duke e anuluar udhëzimin administrativ për gradën rreshter dhe toger.

Tëvë1 i ka dërguar pyetje Policisë së Kosovës, për të parë se a janë marrë për bazë këtë herë këto rekomandime dhe se do të jetë i suksesshëm i gjithë procesi.

Por, gjatë javës nga ky institucion nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit.

E kryetari i Komisionit për Siguri, Mefail Bajqinovci thotë se e kanë mirëpritur këtë vendim, pasi është imediate plotësimi i këtyre pozitave në polici.

“Policia me aq sa kam informacion është rikthyer me udhëzimin e vjetër me atë ka funksionuar sepse nuk është lejuar polic dhe rreshter më herët që është vendosur edhe pse mendoj që është shkelje e të drejtave të njeriut sepse me vite të tëra nuk janë lejuar policë të gradohen, ka policë që 12 vjet nuk i është lejuar të jetë, të futet në aplikimin për gradën e rreshterit…. 12 vjet ka qenë mungesë, tashmë besoj shumë që do të kryhet ky proces dhe do të përfundon”, deklaroi Bajqinovci.

Të mirërseardhur këtë konkurs po e sheh edhe një ish-epror i Policisë së Kosovës, Refki Morina.

“Për arsye se do të plotësohen vendet vakante dhe mendoj se në teste të tilla do të vazhdohet edhe me grada tjera toger, kapiten, major kolonel etj., për shkak se në të gjitha gradat kemi mungesë të gradave udhëheqëse të cilat ata jo vetëm se e kanë gradën por duhet të jenë edhe profesionalë, operacionalë dhe ta udhëheqin Policinë, patrullat por edhe aksione të ndryshme në sektorët e njësitë përkatëse”, tha Morina, tashmë pensionist.

Nënkoloneli në pension, Refki Morina, tregon edhe për rëndësinë që grada e rreshterit, si vijë e parë menaxhuese e rasteve.

“Në vend të këtyre pozitave (rreshterë) është dashë të kryhen një polic, zyrtar policor pa qenë ndoshta profesional në lëminë përkatëse dhe në këtë mënyrë dmth ka pasë mungesë të profesionalizmit. Me hapjen e një testi të tillë në vend të meritueshëm do të vijnë njerëzit e meritueshëm do të vijnë rreshterët profesionalë, me përvojë dhe do të udhëheqin të gjitha stacionet policore me patrullat por edhe në mënyrë operacionale, dmth do të jenë më të kujdesshëm në angazhimin e njësiteve patrulluese”, vlerësoi Morina.

Nisjen e këtij gradimi e ka mirëpritur edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili ka thënë se është mundësi e rëndësishme për avancimin në karrierë të zyrtarëve që shërbejnë me profesionalizëm. /tëvë1

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.