KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia e Gjakovës intensifikon kontrollet ndaj motoçiklistëve, shqiptohen 366 gjoba

Policia e Gjakovës intensifikon kontrollet ndaj motoçiklistëve, shqiptohen 366 gjoba

Policia Rajonale e Gjakovës ka intensifikuar kontrollet në komunikacion, me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave, me synim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Sipas Policisë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, përmes Njësisë së Motoçikletave dhe në bashkëpunim me patrullat me automjete inteligjente, ka ndërmarrë masa të shtuara që nga fillimi i sezonit veror.

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar 366 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion ndaj drejtuesve të motoçikletave, ndërsa 101 motoçikleta janë sekuestruar.

Policia Rajonale e Gjakovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, veçanërisht te motoçiklistët, që të respektojnë rregullat e trafikut.

Sipas Policisë, respektimi i rregullave është thelbësor për parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me masa dhe kontrolle të shtuara për rritjen e sigurisë rrugore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.