Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore janë duke e zhvilluar një aksion kundër kontrabandës me mallra në veri të vendit, shkruan Zeri.info.
Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës do të jepen detaje të tjera rreth këtij aksioni.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Policia e Kosovës po zhvillon aksion kundër kontrabandës me mallra në veri të vendit
Mitrovicë Veri, 22.10.2026
Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri informon opinionin publik se sot, me datën 22.10.2026, në disa lokacione në veri të vendit, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në kuadër të luftimit të kontrabandës me mallra.
Operacioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), si dhe institucionet e tjera relevante.
Për detaje të tjera lidhur me operacionin, opinioni publik do të informohet me kohë gjatë ditës. /Zëri

