KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Polici i EULEX-it: Armën ia drejton familjarit të Krasniqit (VIDEO)

Polici i EULEX-it: Armën ia drejton familjarit të Krasniqit (VIDEO)

Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, ku ndodhet për arsye familjare për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes, është përcjellë me emocione, por edhe me kritika për kufizimet e takimeve me familjarët dhe bashkëluftëtarët.

Ish-bashkëluftëtari i tij, Ferat Shala, ka shprehur dëshirën për ta takuar Krasniqin, me të cilin thotë se nuk ka komunikuar tash e gjashtë vjet, që nga arrestimi i tij nga Gjykata Speciale.

Shala ka vlerësuar se kufizimi i mundësisë për t'u takuar me njerëzit e afërt është i papranueshëm, ndërsa edhe nga KMDLNJ-ja janë ngritur shqetësime për respektimin e të drejtave të tij.

Ndërkohë, gjatë përcjelljes së Krasniqit nga shtëpia drejt selisë së EULEX-it në Fushë Kosovë, është raportuar edhe një incident.

Një polic i EULEX-it dyshohet se ia ka drejtuar armën një familjari të Krasniqit, duke i kërkuar të kthehej brenda shtëpisë.

Po ashtu, zyrtarët e EULEX-it janë përpjekur të pengojnë xhirimet e gazetarëve gjatë këtij momenti.

Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë deri të shtunën pasdite, kur pritet të niset me aeroplan special drejt Hagës.

Për më shumë detaje, ndiqeni kronikën:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.