KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Incident jashtë shtëpisë së Jakup Krasniqit, pjesëtari i EULEX-it dyshohet se ia drejtoi armën një familjari

Incident jashtë shtëpisë së Jakup Krasniqit, pjesëtari i EULEX-it dyshohet se ia drejtoi armën një familjari

Është dita e tretë që ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron në Kosovë për arsye familjare, pas marrjes së lejes për të vizituar vendlindjen.

Sipas raportimit të gazetares së Klan Kosovës, Endrita Bajrami, një incident ka ndodhur jashtë shtëpisë së tij, në lagjen “Velania” të Prishtinës.

Një pjesëtar i EULEX-it dyshohet se ia ka drejtuar armën një familjari të Krasniqit, i cili ndodhej jashtë shtëpisë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimit, pjesëtari i EULEX-it i kishte kërkuar familjarit të futej brenda, duke i thënë: “Hyn mrena”.

Ngjarja ka ndodhur në kohën kur familjarët po e prisnin Jakup Krasniqin të dilte nga shtëpia për të hipur në veturën që do ta transportonte drejt EULEX-it.

Krasniqi po qëndron në Kosovë për arsye familjare, ndërsa vizita e tij po zhvillohet nën përcjelljen e EULEX-it.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.