KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Po çfarë feste, Mbappe shkoi në Paris sepse u mor në pyetje nga policia

Po çfarë feste, Mbappe shkoi në Paris sepse u mor në pyetje nga policia

Kylian Mbappe mori kritika të mëdha kur udhëtoi drejt Parisit për, siç u tha, të kaluar kohë me të dashurën e tij, Ester Exposito.

Mirëpo, kjo nuk ishte arsyeja për të cilën sulmuesi i Real Madridit kishte shkuar në kryeqytetin francez.

Ish-futbollisti i Monacos dhe i PSG-së ishte paraqitur edhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të Policisë Kombëtare franceze, në kuadër të një hetimi që lidhet me Mohamed Sanhadjin, ish-përgjegjësin e sigurisë së Kombëtares së Francës.

Më 30 shtator, Mbappe ishte kritikuar në Spanjë për udhëtimin në kryeqytetin francez, në një kohë kur ishte i lënduar.

Ai ishte fotografuar në një festë me partneren e tij, duke nxitur reagime për vendimin e tij për të udhëtuar gjatë periudhës së rikuperimit.

Megjithatë, sipas raportimit të “L’Equipe”, arsyeja kryesore e udhëtimit lidhej me çështjen gjyqësore që po hetohet në Francë.

Autoritetet franceze po e shqyrtojnë një donacion prej 60.300 eurosh, të cilin Mbappe ia kishte dhënë Sanhadjit në qershor të vitit 2023.

Sipas raportimit, shuma vinte nga bonuset që sulmuesi i kishte përfituar pas Kupës së Botës 2022.

Hetuesit po e shqyrtojnë gjithashtu një hua prej 120 mijë eurosh, të cilën ish-zyrtari policor dyshohet se e kishte kërkuar duke iu referuar vështirësive financiare.

Në hetim është përfshirë edhe udhëtimi familjar i Mbappes në Kamerun, në korrik të vitit 2023, ku Sanhadji kishte qenë pranë futbollistit.

Në kuadër të së njëjtës çështje është marrë në pyetje edhe Fayza Lamari, nëna e sulmuesit francez.

Ajo është paraqitur para tre gjyqtarëve hetues dhe është vendosur në statusin e dëshmitares së asistuar, pa u akuzuar zyrtarisht.

Sipas raportimit, Lamari dyshohet se i kishte kërkuar Sanhadjit të ndihmonte në sigurimin e katër vizave për disa familjarë.

Ndërkohë, Sanhadji është vënë zyrtarisht nën akuzë më 16 shtator, për vepra që lidhen me korrupsionin, mashtrimin dhe pastrimin e parave.

Çështja vazhdon të hetohet nga autoritetet franceze, ndërsa marrja në pyetje e Mbappes nuk nënkupton se ai është shpallur fajtor për ndonjë shkelje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.