KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Plas sherri te Belgjika! Dy yjet përplasen në mes të ndeshjes

Plas sherri te Belgjika! Dy yjet përplasen në mes të ndeshjes

Leandro Trossard u përfshi në një përplasje të ashpër me bashkëlojtarin e tij gjatë ndeshjes së Belgjikës ndaj Senegalit në Kupën e Botës 2026.

Ylli i Arsenalit u pa duke debatuar me mesfushorin e Aston Villës, Youri Tielemans, në mesin e pjesës së dytë, teksa Belgjika ishte në disavantazh 2-0 përballë kombëtares afrikane.

Dy futbollistët u përplasën gjatë ndërprerjes për hidratim, me tensionet që duket se lidhen me situatën e vështirë në të cilën ndodhej Belgjika.

Debati mes tyre u përshkallëzua deri në atë pikë sa Romelu Lukaku dhe Nicolas Raskin u detyruan të ndërhynin për t’i ndarë dhe për të qetësuar situatën.

Pamjet e incidentit u përhapën shpejt në rrjetet sociale, ndërsa tifozët mbetën të habitur duke parë dy bashkëlojtarë të kombëtares belge të përplaseshin mes tyre në mes të ndeshjes.

Belgjika ia doli të rikthehet pas disavantazhit prej dy golave duke shënuar dy gola të shpejtë me Romelu Lukakun dhe Youri Tielemans për ta çuar ndeshjen në vazhdime./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.