Thierry Henry beson se Arsenali është aktualisht skuadra më e qëndrueshme në Ligën Premier, por thotë se sfiduesit e tyre për titull mund të ndryshojnë me përparimin e sezonit.
Liverpooli e forcoi pozicionin e tij në garën për titull me një fitore 4-0 ndaj Manchester United në fundjavë, duke ngritur pikëpyetje nëse mund ta sfidojë Arsenalin për trofeun.
Henry beson se identiteti i rivalëve kryesorë të Arsenalit ka ndryshuar disa herë këtë sezon. Manchester City më parë shihej si kërcënimi më i madh pasi fitoi shtatë ndeshje radhazi, por seria e tyre e fundit prej katër ndeshjesh pa fitore i ka hapur derën Liverpoolit.
Ish-sulmuesi i Arsenalit përmendi gjithashtu Brighton si një tjetër ekip për t’u ndjekur, megjithëse ai beson se skuadra e Mikel Artetas ka treguar qëndrueshmërinë më të madhe deri më tani.
“Çdo muaj flasim për një sfidues të ri. Në fillim të sezonit, të gjithë mendonin se Arsenali nuk kishte sfidues. Pastaj Man City pati një seri fitoresh prej shtatë ndeshjesh radhazi dhe ata shiheshin si sfiduesit. Tani City nuk fiton në katër ndeshje dhe Liverpool duket si sfiduesi. Askush nuk duket se flet për Brighton, por edhe ata janë atje. Do ta shohim”, ka thënë fillimisht Henry.
“Pa mungesë respekti për askënd, por e vetmja skuadër që duket se ka disi kontroll mbi ndeshjet është Arsenali. Mund të përmendim ndeshjen kundër Brighton ose 25 minutat në pjesën e dytë kundër Neëcastle, por Arsenali duket si skuadra më e qëndrueshme”.
“Sfiduesit vijnë e shkojnë, dhe kush e di se kush do ta fitojë ligën në fund të ditës? Por Arsenali duket i fortë për momentin”, përfundoi legjenda franceze. /Telegrafi/

