Është kryeqyteti i Kosovës. Andaj, edhe zhvillimi në Prishtinë është i hovshëm.
Por, zgjerimi urban këtu dhe në qytetet e tjera, sipas Komisionit Evropian, duhet të jetë në përputhje me standardet e BE-së, ku rëndësi të veçantë ka edhe planifikimi i tyre, Dita Botërore për çka shënohet më 8 nëntor.
Megjithatë, sipas një arkitekti, në zhvillimin urban kanë ndikuar edhe interesat e palëve të përfshira.
Ky vë në pah edhe mungesën e konsultimit publik.
Ndërkaq, nga komunat është thënë se ekzistojnë dokumente dhe plane për zhvillimin urban, por sfidë mbetet zbatimi i tyre në praktikë.
E kjo si pasojë e ndryshimeve që i ka përjetuar shteti.
Përtej planifikimit urban, raporti evidenton sfida edhe në fushën e mjedisit.
Sipas Komisionit Evropian, nuk është shënuar progres në cilësinë e ajrit, ndërsa emetimet e gazrave ndotës dhe pluhurit kanë shënuar rritje gjatë vitit 2024, krahasuar me vitin paraprak, duke tejkaluar kufijtë e lejuar.

