Sulmuesi i Stuttgart U19, Enis Redzepi është grumbulluar për herë të parë nga Kombëtarja e Kosovës.
Ai është ftuar nga trajneri, Franco Foda për ndeshjet e muajit nëntor, shkruan Indeksonline
Redzepi thotë se për Kosovën vendosi shumë lehtë.
“Ka qenë shumë lehtë me vendos për Kosovën, se kam vendosur me zemër.
“Kam shokë këtu që luajnë në Bundesliga në Gjermani, projekti po më pëlqen këtu.
“Kosova ka shumë lojtarë të mirë, dhe unë do jap maksimumin”, u shpreh sulmuesi
Kujtojmë që Kosova do të luajë ndaj Izraelit dhe Irlandës./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

