KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Plani i NATO-s për mbrojtjen e kufijve të Evropës nga Rusia

Plani i NATO-s për mbrojtjen e kufijve të Evropës nga Rusia

NATO planifikon të forcojë mbrojtjen në kufijtë e Evropës me Rusinë në dy vitet e ardhshme, kryesisht duke krijuar një “zonë të automatizuar mbrojtëse” të pajisur me sisteme që veprojnë pothuajse pa ushtarë, ka deklaruar një gjeneral gjerman për shtypin gjerman.

“Plani i mbrojtjes do të përfshijë një zonë mbrojtëse që armiku duhet ta kalojë përpara se të përparojë, një lloj zone e nxehtë”, tha për Welt am Sonntag, gjeneral brigade Thomas Lowin, zëvendësshef i shtabit për operacionet në Komandën e Forcave Tokësore të NATO-s në Izmir të Turqisë.

Në mënyrë specifike, sensorët do të zbulojnë forcat armike dhe do të aktivizojnë sisteme mbrojtëse, të tilla si dronë të armatosur, automjete luftarake pjesërisht autonome, robotë tokësorë pa pilot, si dhe sisteme të automatizuara të mbrojtjes ajrore dhe raketore, specifikoi gjenerali.

Megjithatë, vendimi përfundimtar për përdorimin e këtyre armëve “do të jetë gjithmonë një përgjegjësi njerëzore”, shkruan yahoonews.

Sensorët, të cilët duhet të mbulojnë një zonë prej disa mijëra kilometrash, do të vendosen “në tokë ose në ajër”, sipas Lowin.

Ata do të jenë në gjendje të mbledhin të dhëna mbi “lëvizjet e armikut ose përdorimin e armëve” për të informuar të gjitha vendet e NATO-s në kohë reale.

Plani parashikon gjithashtu forcimin e stoqeve ekzistuese të armëve.

Elementet e para tashmë po testohen si pjesë e projekteve pilot në Poloni dhe Rumani, dhe i gjithë sistemi i NATO-s duhet të zbatohet, nëse është e mundur, deri në fund të vitit 2027, sipas Welt am Sonntag.

Përballë një rritjeje të ndërhyrjeve nga dronë rusë ose të paidentifikuar vjeshtën e kaluar në Poloni, Gjermani, Rumani, Danimarkë dhe Belgjikë, Komisioni Evropian ka hedhur idenë e krijimit të një “muri kundër dronëve”, korniza e të cilit ende nuk është përcaktuar.

BE synon të mbështetet në përvojën e Ukrainës, e cila është përballur me këtë lloj sulmi për më shumë se tre vjet.

“Polonia po përgatitet të nënshkruajë një kontratë për sistemin më të madh anti-dronë në Evropë”, tha Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.