Harry Kane nuk e ka harruar ndikimin që José Mourinho pati në karrierën e tij gjatë kohës kur të dy punonin te Tottenham.
Sulmuesi anglez, i cili tashmë është fitues i Topit të Artë 2026, e ka falënderuar trajnerin portugez për kontributin në zhvillimin e tij.
“E kujtoj shumë mirë bisedën që u bë virale. I thashë se dëshiroja të arrija nivelin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Ai më tha se mund të më ndihmonte dhe kështu ndodhi”, ka treguar Kane.
Sulmuesi i Bayern Munichut theksoi se Mourinho i dha më shumë liri në lojë, duke i mundësuar të shfaqte të gjitha cilësitë e tij.
Ai zbuloi gjithashtu se trajneri portugez e kishte uruar me një mesazh pas triumfit në Topin e Artë. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

