Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur një mbledhje sot. Gjatë saj, është deklaruar kryetari i kësaj partie Albin Kurti.
Ai fjalimin e tij e ka ndarë edhe përmes një postimi në Facebook.
Përmes tij edhe ka njoftuar se të hënën do të miratohet projektligji për buxhetin e vitit 2027.
“Të hënën, në mbledhjen e radhës të Qeverisë, pra pasnesër, do të miratojmë projektligjin për buxhetin e vitit 2027. Do të jetë buxhet i projekteve kapitale, i përshpejtimit të rritjes ekonomike, dhe i rritjes së cilësisë së vendeve të punës. Pra, jo vetëm më shumë vende pune, por vende pune me paga më të mira. Ky është buxhet i rrugëve, hekurudhave dhe i digave. Për herë të parë buxheti për investime kapitale do të tejkalojë vlerën 1 miliardë euro. Do të jetë buxhet edhe për komunat me gjithsej 908 milionë euro. Kjo përbën një rritje prej 2/3 krahasur me buxhetin që e kishim trashëguar. Dhe kjo rritje vjen falë rritjes së vazhdueshme të mbështetjes nga grantet qeveritare’’, ka shkruar mes tjerash Kurti.
Postimi i plotë:

