KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Avokati Grazhdani: Diskutimet me BE-në për Gjykatën Speciale do të jenë problematike (VIDEO)

Avokati Grazhdani: Diskutimet me BE-në për Gjykatën Speciale do të jenë problematike (VIDEO)

Avokati Drin Grazhdani ka vlerësuar se diskutimet e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian lidhur me iniciativat për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale do të jenë mjaft problematike.

Në emisionin Info Magazine, Grazhdani theksoi se Bashkimi Evropian nuk pritet të ketë qëndrim pozitiv përballë përpjekjeve vendore për të prekur mandatin apo kompetencat e Dhomave të Specializuara.

Do të jetë problem pak ky diskutim i mundshëm që po e përmend Bashkimi Evropian, për shkak se qëndrimi i tyre nuk do të jetë pozitiv karshi çdo iniciative të Kosovës për të limituar Gjykatën Speciale", ka deklaruar Grazhdani.

Ai sqaroi se çfarëdo gatishmërie e Brukselit për bisedime mund të mbetet vetëm në rrafshin formal, pa sjellë kompromis thelbësor.

Qëndrimi i Bashkimit Evropian ndoshta do të jetë figurativ, në kuptimin që ata ndoshta do të jenë të gatshëm për ndonjë konsultim, por nuk do të thotë se ata do të jenë të gatshëm që të ndryshohet ligji apo të ketë ndonjë ndryshim lidhur me Gjykatën Speciale", shtoi avokati.

Sipas tij, kjo qasje e prerë e bllokut evropian tashmë është vërejtur përmes reagimeve dhe deklaratave publike, të cilat, siç u shpreh ai, shkojnë në drejtim të bllokadës politike ndaj nismave që synojnë ndryshimin e ligjit në Kuvend.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.