KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Pjesë të Prishtinës pa ujë nga “defekti i komplikuar”, riparimi vazhdon edhe nesër

​Pjesë të Prishtinës pa ujë nga “defekti i komplikuar”, riparimi vazhdon edhe nesër

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” bëri të ditur për ndërprerje të furnzimimit me ujë në pjesë të Prishtinës

“Për shkak të një rrjedhjeje në gypin Fi 90 mm, është ndërprerë uji në rrugën “Ferid Curri” nga ora 18:00 e datës 30 gusht.

Rasti është i komplikuar për intervenim dhe, për shkak të kushteve në terren, ekipet nuk kanë arritur që sonte ta përfundojnë riparimin. Punimet do të vazhdojnë nesër, me qëllim të sanimit të defektit dhe rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.

Si pasojë e këtij defekti, pa furnizim me ujë do të jenë pjesërisht: rruga “Ferid Curri”, rruga “Spiro Mosiu”, rruga “Zahide Jashari” dhe një pjesë e rrugëve përreth zonës së “Ferid Currit”

Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin dhe falënderojmë konsumatorët për mirëkuptimin.

Ekipet tona do të angazhohen që intervenimi të përfundojë në afatin sa më të shkurtër të mundshëm”, thuhet në njoftimin e Kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.