Zgjedhja e një veture të re lidhet gjithmonë me mënyrën se si e përdorim atë çdo ditë. Për disa, prioritet është konsumi i ulët dhe lëvizja e lehtë në qytet, ndërsa për të tjerë rëndësi kanë hapësira, rehatia dhe siguria gjatë udhëtimeve më të gjata.
Pikërisht mbi këto nevoja është ndërtuar gama e re e Peugeot, e cila kombinon teknologjinë moderne, efikasitetin dhe zgjidhje të ndryshme motorizimi për profile të ndryshme të vozitësve.
Peugeot ofron modele me motor dizel, benzinë me teknologji hibride, plug-in hybrid dhe versione plotësisht elektrike. Kjo shumëllojshmëri u mundëson klientëve të zgjedhin veturën që përshtatet më mirë me ritmin e tyre të përditshëm, qoftë për lëvizje urbane, udhëtime familjare apo distanca më të gjata.
Një model për çdo stil të përditshmërisë
Për përdorim të përditshëm në qytet, Peugeot ofron modele kompakte, ekonomike dhe të lehta për t’u manovruar, veçanërisht në trafik dhe gjatë parkimit.
Nëse preferoni një kombinim mes dizajnit sportiv dhe elegancës, Peugeot 308 sjell një pamje moderne, rehati në kabinë dhe një përvojë të këndshme gjatë vozitjes.
Për ata që kërkojnë më shumë hapësirë dhe një pozicion më të lartë të uljes, Peugeot 2008 është një zgjedhje praktike për përdorim të përditshëm. Pozicioni i ngritur i vozitjes ofron gjithashtu një pamje më të mirë të rrugës.
Ndërkohë, Peugeot 408 dallon me dizajnin e tij karakteristik dhe kombinimin e hapësirës me rehatinë. Për familjet që kanë nevojë për më shumë vend, Peugeot 3008 ofron një kabinë të bollshme dhe bagazh praktik, si për obligimet e përditshme ashtu edhe për udhëtimet familjare.
Teknologji për më shumë siguri dhe komoditet
Teknologjia në modelet Peugeot është zhvilluar për ta bërë vozitjen më të thjeshtë, më komode dhe më të sigurt.
Në varësi të modelit dhe nivelit të pajisjeve, kamerat dhe sensorët ndihmojnë gjatë parkimit dhe manovrimit, ndërsa sistemet e asistencës mbështesin vozitësin gjatë lëvizjes në trafik.
Në mesin e teknologjive të sigurisë përfshihen frenimi automatik në raste emergjente dhe asistenca për mbajtjen e veturës brenda korsisë. Këto sisteme krijojnë më shumë siguri dhe kontroll, si gjatë lëvizjeve të përditshme në qytet, ashtu edhe në udhëtime më të gjata.
Përfitime që vazhdojnë edhe pas blerjes
Aktualisht, modele të ndryshme Peugeot janë në dispozicion me çmime speciale dhe zbritje të konsiderueshme.
Me blerjen e veturës, klientët përfitojnë edhe nga pakoja 5–5–5, e cila përfshin:
- 5 vite garanci ose deri në 100,000 kilometra
- 5 servisime falas
- 5 vite asistencë rrugore falas
Për ta bërë procesin e blerjes më të lehtë, Peugeot ofron gjithashtu mundësi financimi deri në 100 për qind të vlerës së veturës, në bashkëpunim me bankat vendore dhe sipas kushteve dhe miratimit përkatës.
Nëse po kërkoni një veturë që kombinon dizajnin modern, konsumin efikas, teknologjinë dhe sigurinë, gama Peugeot ofron alternativa për nevoja dhe stile të ndryshme të jetesës.
Vizitoni sallonin Peugeot, njihuni nga afër me modelet dhe ofertat aktuale dhe gjeni Peugeot-in që përshtatet me nevojat tuaja.
Për më shumë informacione rreth PEUGEOT, kontaktoni në:
Numri kontaktues: 045 501 901
Uebfaqe: Peugeot Kosova
Facebook: Peugeot Kosova
Instagram: Peugeot Kosova
E-mail: info@mercomcompany.com