Vlerësimi mesatar i punës së Kuvendit të dhënë nga qytetarët, sipas deputetes së LSDM-së, Slavjanka Petrovska, tregon realitetin. Sipas hulumtimit të Institutit për Demokraci “Societas Civilis”, perceptimi i qytetarëve është se Qeveria sundon me Kuvendin, në vend që të jetë e kundërta, se ajo ka një rol kontrollues mbi punën e Kryeministrit dhe ministrave.
“Rezultatet e hulumtimit tregojnë realitetin, pra zërin e popullit. Sa më shumë që mungon rezultati real dhe përmbushja e premtimeve parazgjedhore nga ana e qeverisë, aq më nervozë dhe të paargumentuar bëhen deputetët e shumicës qeverisëse në paraqitjet e tyre, të cilët në vend që të japin përgjigje për pyetjet e bëra ose diskutimet, mbajnë fjalime në të cilat më shpesh do të dëgjoni, “tradhtarë, kriminelë, në kohën tuaj, nuk keni të drejtë të flisni” etj.
Madje ndodh që anëtarët e Qeverisë t’i përgjigjen një pyetjeje parlamentare me një kundërpyetje në vend të një përgjigjeje, kështu që shpesh krijohet përshtypja se qeveria dhe opozita kanë ndërruar vendet”, tha Petrovska në një deklaratë për “Lokalno”.
Ajo shpjegon se si deputete, ka dy vjet që pret t’i sigurohet një zyrë dhe asistente në zonën zgjedhore ku është zgjedhur./Telegrafi/
