KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Përzgjedhësi i Izraelit e cilëson të fortë kombëtaren e Kosovës, frikësohet nga mungesa e dy yjeve kryesorë të ekipit

Përzgjedhësi i Izraelit e cilëson të fortë kombëtaren e Kosovës, frikësohet nga mungesa e dy yjeve kryesorë të ekipit

Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon ka konfirmuar se Roy Revivo dhe Manor Solomon po i nënshtrohen testeve mjekësore, ndërsa për përballjen me Dardanët ka thënë se dy përfaqësueset kanë nivel të përafërt.

Ben Shimon ka konfirmuar në konferencën për shtyp se dy futbollistët kryesorë të përfaqësueses, Revivo dhe Solomon, janë në dyshim për ndeshjen ndaj Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se të dy po i nënshtrohen testeve mjekësore, ndërsa vendimi përfundimtar për gjendjen e tyre pritet të merret më vonë.

“Revivo dhe Solomon janë duke u testuar për ta parë situatën. Do ta dimë gjendjen e tyre më vonë”, ka thënë fillimisht Ben Shimon në konferencën për shtyp.

Izraelit i shtohen problemet para Kosovës – mungon mbrojtësi titullar, në dyshim edhe një tjetër

Në konferencë, Ben Shimon ka folur edhe për përballjen me Dardanët, duke vlerësuar se të dy përfaqësueset kanë nivel të përafërt dhe se pret një ndeshje interesante.

“Niveli i dy përfaqësueseve është i afërt. Kosova është përfaqësuese e fortë, do të jetë interesante si përballje. Sa u përket rezultateve, nuk bazohemi në histori. Kosova ka ekip të mirë por do të shohim nesër”, përfundoi përzgjedhësi izraelit.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit është paraparë të zhvillohet nesër (e shtunë), me fillim nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri dhe është e vlefshme për raundin e pestë të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.