Interesimi i Bayern Munichut për Gavi ka rikthyer në vëmendje të ardhmen e mesfushorit te Barcelona.
Klubi gjerman po e monitoron situatën e futbollistit spanjoll, ndërsa kjo ka nxitur spekulime për një largim të mundshëm nga “Camp Nou”.
Megjithatë, sipas raportimit të Marca, Gavi nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona.
As drejtuesit e klubit dhe as trajneri Hansi Flick nuk po e shqyrtojnë mundësinë e shitjes së tij, ndërsa mesfushori dëshiron të fitojë më shumë hapësira.
22-vjeçari ka regjistruar vetëm 229 minuta në nëntë ndeshje këtë sezon, duke qenë titullar në vetëm dy raste.
Konkurrenca në mesfushë, veçanërisht nga Pedri dhe Rodri, ia ka vështirësuar fitimin e një vendi në formacion. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

