KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Persona të maskuar futen në një kompani private në Lipjan, roja i denoncon në polici

Persona të maskuar futen në një kompani private në Lipjan, roja i denoncon në polici

Një incident i rëndë është raportuar në orët e para të së hënës në fshatin Magure të Lipjanit, ku tre persona të maskuar dyshohet se kanë kërcënuar me armë zjarri një punëtor të sigurimit privat.

Sipas policisë, ankuesi,që punon si sigurim në një kompani private, ka njoftuar Policinë se në objektin ku ishte në detyrë kishte vërejtur tre persona me maska dhe dorëza, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimit, njëri nga personat kishte në dorë një pistoletë, të cilën ia kishte drejtuar punëtorit të sigurimit, duke i kërkuar të largohej nga vendi i ngjarjes.

Pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rasti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.