KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përshkallëzohet protesta e opozitës në Shqipëri, mes të lënduarve policë dhe deputetë të PD-së

Përshkallëzohet protesta e opozitës në Shqipëri, mes të lënduarve policë dhe deputetë të PD-së

4 persona janë lënduar për shkak të tensioneve të regjistruara gjatë protestës së opozitës.

Mësohet se lënduarit janë dërguar tek spitali i Traumës.

Mësohet se mes të lënduarve është edhe një efektiv.

Personat e tjerë janë protestues, përfshirë deputeti Luçiano Boçi dhe Aulon Kalaja.

Mësohet se gjendja e tyre është stabël.

Raportohet se edhe deputeti Klevis Balliu është transportuar në spital pasi ka pësuar lëndime për shkak të gazit lotsjellës dhe ujit të hedhur nga policia.

Ndryshe, protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria pranë Xhamisë së Namazgjasë. Protestuesit janë grumbulluar ndërsa po tentojnë të thyejnë kordonin e policisë e cila nuk po i lejon të shkojnë drejt ambienteve të Parlamentit.

Mes tyre ka patur edhe përplasje ndërsa policia ka hedhur ujë me autobotin i cili ndodhet i pozicionuar pas forcave të policisë. Pas disa tentativash, protestuesit nuk kanë mundur të thyejnë kordonin ndërsa policia vijon të rezistojë duke mos i lejuar ata të vijojnë tensionet në kryeqytet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.