KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përplasje trenash në Angli – 89 të lënduar, 11 prej tyre në gjendje shumë të rëndë

Përplasje trenash në Angli – 89 të lënduar, 11 prej tyre në gjendje shumë të rëndë

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Anglinë Lindore, ku përplasja e dy trenave ka shkaktuar një numër të madh të lënduarve.

Sipas shërbimit të urgjencës, 89 persona janë prekur nga aksidenti, ndërsa një viktimë ishte raportuar më herët nga policia.

Autoritetet kanë bërë të ditur se 11 persona kanë marrë lëndime shumë të rënda, 22 janë plagosur rëndë, ndërsa 56 të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta, shkruan bbc.

Pas aksidentit, të gjitha linjat hekurudhore mes Lutonit dhe Bedfordit janë bllokuar, ndërsa trafiku hekurudhor është ndërprerë. Trenat e planifikuar për pjesën e mbetur të ditës janë anuluar.

Pasagjerëve që ndodheshin në trena përgjatë linjës së prekur u është kërkuar të qëndrojnë në vendet e tyre dhe të presin udhëzime të mëtejshme nga operatorët hekurudhorë.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës, zjarrfikësit, policia dhe një helikopter i shërbimit mjekësor. Shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit në Bedfordshire ka konfirmuar se ekipet janë duke punuar në zonën e aksidentit, në jug të Bedfordit.

Një zëdhënës i kompanisë hekurudhore Thameslink deklaroi se shërbimet emergjente po merren me situatën dhe se po kryhen hetimet për të zbuluar shkaqet e përplasjes.

Autoritetet ende nuk kanë publikuar të dhëna të plota për rrethanat e aksidentit, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin zonën dhe të mos udhëtojnë nëpër këtë linjë deri në njoftimin e radhës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.