KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Përplasja Man Utd-Real Madrid mund të përfundojë në gjykatë, shkak JJ Gabriel

Përplasja Man Utd-Real Madrid mund të përfundojë në gjykatë, shkak JJ Gabriel

Transferimi i talentit të ri JJ Gabriel te Real Madridi po shkakton tensione të mëdha me Manchester Unitedin.

Klubi anglez është i zemëruar për largimin e 16-vjeçarit dhe po shqyrton mundësinë e një beteje ligjore kundër gjigantit spanjoll.

Sipas raportimeve nga Anglia, United ka nisur të analizojë rregulloret ndërkombëtare për transferimin e lojtarëve të mitur, duke kërkuar prova nëse gjatë kësaj marrëveshjeje janë shkelur rregullat e FIFA-s.

Dyshimet lidhen kryesisht me mundësinë që lojtari të jetë kontaktuar në mënyrë të parregullt ose të jetë bindur të largohet nga klubi anglez përmes presioneve të jashtme.

Nëse këto dyshime konfirmohen, Manchester United është i gatshëm ta çojë çështjen në rrugë ligjore, ndërsa kalimi i Gabrielit në Madrid pritet të zyrtarizohet së shpejti. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.