Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 16:00 është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve, në 9 Qendra Komunale të Numërimit.
Sipas të dhënave deri më tani numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara, që i takojnë 38 QKN-ve, është 902 nga 2,498 vendvotime apo mbi 36%.

KQZ ka njoftuar edhe mbi procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës. Gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës.
Tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellë në Kosovë.
“Gjatë pasdites së sotme (e martë, 8 qershor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, KQZ ka filluar me vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellur në Kosovë. Qëllimi është që të vërtetohet nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës. Pakot që aprovohen do të përfshihen në procesin e numërimit, pas disa ditësh”, thuhet në njoftimin e Komisionit.
Sipas të dhënave preliminare, numri i pakove të tërhequra sipas kutive postare të vendosura në 23 shtete, përfshirë Kosovën, është si në vijim: Berlin (41,561); Bern (23,356); Stokholm (4,633); Paris (3,470); Vjenë (2,570); Prishtinë (2,005); Londër (1,383); Bruksel (1,195); Romë (1,076); Neë York (986); Ljubljana (891); Oslo (654); Otavë (538); Kopenhagë (348); Hagë (238); Zagreb (210); Stamboll (179); Podgoricë (128); Kanbera (113); Budapest (73); Shkup (63); Pragë (46); dhe Tiranë (9).