KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përfundon numërimi i votave për kandidatë, kush fiton e kush rrezikon mandatin e fundit?

Përfundon numërimi i votave për kandidatë, kush fiton e kush rrezikon mandatin e fundit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është përmbyllur procesi i verifikimit dhe numërimit të votave për kandidatët në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit në Kosovë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se të shtunën, në orën 19:00, procesi ka përfunduar edhe në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, ku janë proceduar gjithsej 262 vendvotime.

“Ky moment shënon përfundimin e procesit në të gjitha 38 komunat, i cili ka filluar një ditë pas ditës së zgjedhjeve”, ka deklaruar Elezi.

Procesi zgjedhor do të vazhdojë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku kanë mbetur për t’u numëruar fletëvotimet e ardhura përmes postës, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Me përfundimin e numërimit të votave për kandidatët në Prishtinë, gara për mandatet e fundit në listat e subjekteve politike është ngushtuar.

Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila sipas rezultateve aktuale siguron 50 ulëse në Kuvend, gara po zhvillohet mes tre kandidatëve.

Egzon Azemi, Sali Zyba dhe Fjolla Ujkani renditen në pozitat 51, 52 dhe 53 të listës dhe synojnë mandatet potenciale që mund t’i sigurohen LVV-së pas numërimit të votave të mbetura nga diaspora.

Sylejman Meholli renditet i 50-ti në listë dhe, bazuar në rezultatet aktuale, duket në pozitë të favorshme për sigurimin e mandatit.

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), situata paraqitet më e qartë.

Në rast se PDK do të binte nën kuotën prej 33 deputetësh, mandatin do ta rrezikonte Ariana Musliu-Shoshi.

Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), pozicionet duken tashmë të konsoliduara.

Nëse kjo parti humb një mandat pas numërimit të votave të diasporës, mandatin do ta rrezikonte Jeta Statovci, e cila aktualisht qëndron rreth 200 vota pas Paris Gurit.

Ndërkaq, në rast se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) humb një mandat, Teuta Haxhiu, e cila sipas rezultateve aktuale siguron ulëse në Kuvend, do të mbetej jashtë përbërjes së re parlamentare./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.