Ka përfunduar numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, ku Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese bindëse.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), LVV ka siguruar 18789 vota, ose 83.28%.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 1608 vota (7.13%).
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 1490 vota, që përbëjnë 6.60%.
Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 464 vota, ose 2.06%.
Ndryshe, më 6 qershor 2026, votimi u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme.
Nga 27,724 shtetas të regjistruar, kanë votuar 22,860 apo 82.46%. Këto fletëvotime janë në proces numërimi. /Telegrafi/
