KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përfundon dita e gjashtë e tubimit në Tiranë

Përfundon dita e gjashtë e tubimit në Tiranë

Protesta e gjashtë e zhvilluar këtë të diel në Tiranë, është mbyllur pas disa orësh me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

Gjatë mbrëmjes, situata u tensionua në disa zona të kryeqytetit, ku protestuesit hodhën molotovë dhe mjete piroteknike në drejtim të forcave të rendit dhe institucioneve shtetërore. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

Protesta u shoqërua me incidente edhe pranë Komisariatit nr. 3, ku sipas Policisë së Shtetit, persona të maskuar sulmuan godinën me molotovë, gurë dhe mjete piroteknike. Si pasojë, 10 efektivë mbetën të plagosur, sipas deklaratës së policisë.

Tensione pati edhe pranë selisë së Partisë Demokratike, ku u përdor gaz lotsjellës. Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi policinë se kishte hedhur gaz në ambientet e selisë, ndërsa Policia e Shtetit deklaroi se efektivët reaguan pasi u sulmuan me molotovë nga persona të maskuar që më pas u futën në ambientet e jashtme të godinës.

Gjatë protestës u raportuan gjithashtu flakë në godinën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe hedhje molotovësh në drejtim të selisë së Partisë Socialiste dhe Parlamentit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri në orën 21:00, në Spitalin Universitar të Traumës kishin marrë ndihmë mjekësore 23 persona: 17 efektivë policie, një protestues i mitur, një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ishin paraqitur edhe pesë persona të tjerë, dy efektivë policie dhe tre protestues.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.