Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se është asfaltuar rruga “Qenë Qenaj”, në gjatësi prej 360 metrash.
Sipas Totajt, gjatë punimeve janë larguar kubëzat e dëmtuara, ndërsa rruga është shtruar me dy shtresa asfalt, në përputhje me standardet e kërkuara.
Procesin e punimeve në terren e ka ndjekur nga afër drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri.
“Është asfaltuar rruga ‘Qenë Qenaj’ në Prizren, në gjatësi prej 360 metrash”, ka bërë të ditur Totaj. /Telegrafi/