Ka përfunduar asfaltimi i dy rrugëve në fshatin Sharban të Komunës së Prishtinës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar nga faqja e fshatit Sharban, ku është njoftuar për përfundimin e punimeve.
Me asfaltimin e këtyre dy rrugëve, banorëve të Sharb anit u është përmirësuar qasja dhe qarkullimi në këto pjesë të fshatit.
Punimet synojnë të kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe kushteve të lëvizjes për banorët e zonës. /Telegrafi/