KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konsulli i Kosovës në Mynih, Afrim Nura takohet me presidentin e Policisë së Mynihut, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Konsulli i Kosovës në Mynih, Afrim Nura takohet me presidentin e Policisë së Mynihut, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih, Afrim Nura, ka zhvilluar një takim me presidentin e Policisë së Mynihut, Hampel, në kuadër të një vizite të Korit Konsullor të Bavarisë në Presidiumin e Policisë.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit konsullorë janë njohur nga afër me punën dhe veprimtarinë e Policisë së Mynihut, ndërsa kanë vizituar edhe ndërtesën historike të Presidiumit të Policisë, shkruan Telegrafi.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Nura dhe presidenti Hampel kanë zhvilluar një bashkëbisedim, gjatë të cilit kanë shkëmbyer ide dhe pikëpamje për avancimin e koordinimit dhe thellimin e bashkëpunimit institucional.

Vizita synon forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim të qëndrueshëm, përmes dialogut dhe shkëmbimit të përvojave mes institucioneve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.