KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Për të tretën natë, qytetarët protestojnë në Prishtinë: Ndryshoni Ligjin për Specialen!

Për të tretën natë, qytetarët protestojnë në Prishtinë: Ndryshoni Ligjin për Specialen!

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të tretën natë me radhë, janë mbledhur shumë qytetarë për të kundërshtuar aktgjykimin dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Folësit në protestë kanë kërkuar ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si dhe mbështetje të pakufizuar për mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Njëri prej organizatorëve të tubimeve, Çlirim Haziri, ka thënë se protesta nuk është vetëm për mbrojtjen e çlirimtarëve, por edhe për të vërtetën dhe historinë e Kosovës.

“Jemi mbledhur jo vetëm për të mbrojtur çlirimtarët, por për të mbrojtur të vërtetën tonë, historinë tonë të pasur dhe dinjitetin e popullit që u ngrit nga hiri për të kërkuar liri. Jemi këtu sot për të thënë me një zë të bashkuar: Jo në emrin tim”, ka deklaruar Haziri.

Në protestën e mbajtur sonte ka folur edhe aktori Basri Lushtaku, i cili ka bërë thirrje për bashkim dhe mbështetje për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lushtaku ka paraqitur dy kërkesa të protestuesve: ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe mbështetje të pakufizuar për mbrojtjen e çlirimtarëve.

“Kosova e ka paguar çmimin më të lartë për lirinë e saj. Liria jonë është fituar me gjakun e dëshmorëve, me sakrificën e grave e burrave dhe me qëndresën e secilit prej nesh. S’kemi me u dorëzuar deri sa kërkesat tona të plotësohen”, ka thënë Lushtaku.

Tubimi vjen pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët janë dënuar me gjithsej 81 vjet burgim./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.