KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tragjedi në Kanada, nëna dhe vajza humbin jetën pas sulmit të dyshuar nga ariu

Tragjedi në Kanada, nëna dhe vajza humbin jetën pas sulmit të dyshuar nga ariu

Një nënë 48-vjeçare dhe vajza e saj 20-vjeçare kanë humbur jetën pas një sulmi të dyshuar nga një ari grizli në provincën British Columbia të Kanadasë.

Viktimat janë identifikuar si Jennifer Balcarras dhe vajza e saj, Selah Reed. Ato ishin raportuar të zhdukura më 1 nëntor, pasi kishin dalë për një shëtitje në zonën e Bella Coola dhe nuk ishin kthyer më.

Trupat e tyre u gjetën të hënën dhe të martën gjatë kërkimeve nga policia dhe zyrtarët për mbrojtjen e natyrës. Sipas autoriteteve, provat në vendin e ngjarjes sugjerojnë përfshirjen e një kafshe të egër, raporton BBC, transeton Klankosova.tv.

Ende nuk dihet nëse në sulm ishte përfshirë një apo më shumë arinj, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimet për t'i lokalizuar.

Familjarët i kanë përshkruar nënën dhe vajzën si shumë të afërta, të cilat ndanin shumë pasione dhe shpesh bënin ecje së bashku.

Në provincën British Columbia vlerësohet se jetojnë nga 10 mijë deri në 13 mijë arinj grizli. Megjithatë, autoritetet i konsiderojnë relativisht të rralla konfliktet mes këtyre kafshëve dhe njerëzve./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.